Ministri Beqaj merr pjesë në Festivalin e Inovacionit në Tiranë
Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të marrë pjesë në Festivalin e Inovacionit që mbahet në Tiranë nga 18 deri më 20 shtator.
Ministri Beqaj në ditën e dytë të Festivalit do t’ju drejtohet pjesëmarrësve me qëllim të prezantimit të kapaciteteve dhe mundësive të Kosovës në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe ekonomisë digjitale, me ftesën për bashkëpunim në mes të kompanive të rajonit me kompanitë e Kosovës në këtë fushë.
Festivali ka karekater rajonal ku pritet të jenë të pranishëm mbi 500 pjesëmarrës dhe do të prezantojnë punën e tyre 50 kompani të rajonit.
Gjatë qëndrimit në Tiranë ministri Beqaj do të takojë zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Senida Mesi, dhe udhëheqës të tjerë të lartë institucionalë të Shqipërisë.
/Epoka e re/