Ministri Beqaj merr pjesë në Samitin e nëntë të Bosforit në Stamboll
26 nëntor 2018
| 14:05
Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, më 27 dhe 28 nëntor do të marrë pjesë në Samitin e nëntë të Bosforit që mbahet në Stamboll të Turqisë.
Ky Samit mbahet nën patronatin e Presidencës së Republikës së Turqisë dhe organizohet nga “Platforma e Bashkëpunimit Ndërkombëtar” (International Cooperation Platform-ICP).
Tema e Samitit të nëntë të Bosforit është: “Paqe dhe zhvillim i qëndrueshëm për të gjithë”.
Ministri Besim Beqaj në këtë ngjarje do të prezantojë Kosovën në panelin “Liderët e rinj”, ku do të flasë për mundësitë dhe përparësitë e Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, bazuar në potencialin në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.