Ministri Beqaj pritet nga presidentja kroate
22 janar 2019
| 14:51
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ,në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, është pritur në një takim edhe nga presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic.
Gjatë takimit u dha përkrahje e plotë për shtetin e Kosovës dhe mbështetje për qasjen e përbashkët zhvillimore të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu, ministri Beqaj gjatë ditës së sotme do të takoj ëedhe zëvendëskryetarin e Parlamentit, Sinisa Hajdas Donic dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh dhe ministër i Bujqësisë, Tomislav Tolusic.
/Epoka e re/