Ministri Berisha: Fundi i këtij viti do ta gjejë Kosovën me ushtri

28 shtator 2018 | 12:30

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha, ka bërë me dije se fundi i vitit 2018 do ta gjejë Kosovën me ushtri.

Ai gjatë betimit të 15 kadetëve të rinj të FSK-së të gjeneratës së22-të, ka thënë se shndërrimi i kësaj force në ushtri do të ndodh kur Kuvendi i Kosovës do t’i miratojë tri projektligje që ndërlidhen me këtë proces.

“Kosova do të bëhet me ushtri, gjithmonë duke pasur mbështetjen edhe të shteteve mike të Kosovës”, ka deklaruar ministri Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur sot konferencë për…