Ministri Bislimi njofton ambasadorin hungarez me prioritetet e qeverisë
05 mars 2020
| 11:34
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, të cilin e falënderoi për përkrahjen e Kosovës nga shteti hungarez.
Gjatë takimit, ministri e ka njoftuar ambasadorin për prioritet e Qeverisë Kurti dhe adresimin e sfidave në fushën e rritjes ekonomike si dhe përmirësimin e sistemit të ujit si një ndër prioritetet e Qeverisë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të vendit.
Ndërsa ambasadori hungarez, Laszlo Markusz, e ka uruar ministrin Bislimi për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të shtetit hungarez për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik dhe në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.