Ministri britanik: Një ‘mashtrues’ më mori në telefon duke më thënë se ishte kryeministri ukrainas
17 mars 2022
| 18:38
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace thotë se një “mashtrues” që pretendonte të ishte kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal u përpoq të kontaktonte me të.
“Ai bëri disa pyetje mashtruese dhe pasi u bëra i dyshimtë e ndërpreva telefonatën”, shkroi Wallace në Twitter, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Në një postim vijues në Twitter, ministri britanik e përshkroi incidentin si “të dëshpëruar”.
Today an attempt was made by an imposter claiming to be Ukrainian PM to speak with me. He posed several misleading questions and after becoming suspicious I terminated the call 1/2
— Rt. Hon Ben Wallace MP (@BWallaceMP) March 17, 2022