Ministri bullgar sot viziton Kosovën, me Çekun do të nënshkruajnë një marrëveshje
21 tetor 2024
| 09:05
Ministri bullgar i Kulturës, Nayden Todorov, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Ai do të pritet në takim nga homologu i tij Hajrulla Çeku.
Sipas njoftimit, Çeku dhe Todorov do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëprodhimit në kinematografi Kosovë – Bullgari.