Ministri Bushati i reagon Berishës për Ramën
31 janar 2018
| 17:47
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka akuzuar Edi Ramën për marrëveshje të fshehtë me Greqinë për detin.
“Sali! Unë jam dega e një trungu që s’u përkund kurrë në 500 vjet histori. Mos e përmend detin se aty do nxijë përjetë faqja jote e zezë! Kjo qeveri ku kam nderin të jem, do rikthejë dinjitetin që ti ia shkele Shqipërisë e do hapë një faqe të re partneriteti strategjik me fqinjin”, ka shkruar Bushati në llogarinë e vet në “Facebook”.