Ministri Bytyqi dënon sulmin ndaj mësimdhënëses në Prishtinë
I indinjuar nga lajmi tronditës i veprimit ekstrem në shkollën „7 Marsi“, shpreh vendosmërinë time dhe të MAShT për ta larguar dhunën nga shkollat tona!
Ky veprim ekstrem, nuk tronditi vetëm sistemin e arsimit, por edhe gjithë opinionin tonë. Dhuna nuk është, e as nuk do të lejojmë të bëhet as baza, as detyrimi i suksesit të askujt, as të fëmijëve, e as të personelit!
Rasti i sotëm tregon se komunikimi institucione -prindër nuk është në nivelin e duhur dhe se shkollat kanë nevojë për angazhimin real e të përhershëm.
Kërkoj nga gjithë sistemi arsimor të vëhet në krye të detyrave të tyre! Secili nga ne, qofshim personel a prindër, u detyrohemi gjeneratave që janë në bankat e shkollimit t‘u shërbejmë me punë e përkushtim dhe t‘iu bëhemi shembëllimi i edukatës e të mirës!
Thërras të gjitha organet përgjegjëse t‘i shkojnë deri në fund këtij rasti!