Ministri Bytyqi dhe ambasadori Kosnett vizituan panairin e universiteteve amerikane
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, se bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA), Philip Kosnett, kanë vizituar Panairin e Universiteteve Amerikane nga ShBA-të dhe Evropa.
Me këtë rast ministri Bytyqi ka thënë se ky panair i organizuar nga Qendra Amerikane për Këshillim (American Advising Center– EducationUSA), dhe mbështetur nga Ambasada e ShBA-ve në Kosovë do t’i ndihmojë nxënësit, studentët dhe profesorët kosovarë të njihen me programet e studimeve akademike dhe mundësitë e përkrahjes financiare në këto universitete amerikane.
“U jemi mirënjohës gjithmonë ShBA-ve dhe universiteteve amerikane për mundësinë që ua kanë dhënë dhe po vazhdojnë t’ua japin të rinjve tanë për t’u arsimuar në universitete të zhvilluara. Kjo i shërben Kosovës në krijimin e kuadrove të reja të përgatitura për zhvillimin e vendit tonë”, ka deklaruar Bytyqi.
/Epoka e re/