Ministri Bytyqi emëron anëtarët e rinj në Këshillin Drejtues të UP-së
07 shkurt 2018
| 13:42
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të UP “Hasan Prishtina”, të emëruar me vendim të ministrit janë: Mr. Ardiana Bunjaku, Mr.Sc. Drita Shoshi, Mr.Sc. Laura Kryeziu, Dr. Sc. Fadil Osmani.
“Me këtë vendim, MAShT-i ka dashur të rrisë 50 për qind të kuotës gjinore, që na obligon Ligji për barazi gjinore, madje është tejkaluar kjo përqindje, dhe tani do të kemi rreth 70 për qind femra anëtare në Këshillin Drejtues të UP “Hasan Prishtina”, që emërohen me vendim të ministrit”, thuhet në njoftimin e MAShT-it.