Ministri Bytyqi fton nxënësit dhe studentët t’i bashkohen aksionit për pastrimin e Kosovës
24 gusht 2018
| 16:13
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në mbështetje të nenit 4, 21 dhe 22 të Ligjit nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës ka marrë vendim, me të cilin obligohen të gjithë nxënësit dhe studentët që më 15 shtator (e shtunë) të ndihmojnë në pastrimin e të gjitha hapësirave për rreth objekteve edukative – arsimore.
Ndërsa në pikën dy të po këtij vendimi, obligohen të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit që të hartojnë një plan për mbjelljen e pishave në oborret e shkollave.