Ministri Bytyqi kërkon që të thellohet bashkëpunimi në fushën e arsimit me Kroacinë
07 shkurt 2019
| 13:47
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic, me të cilën ka biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sektorin e arsimit.
Ministri Bytyqi ka falënderuar ambasadoren Kapitanovic për mbështetjen që shteti kroat i ka dhënë Kosovës, si dhe për interesimin dhe gatishmërinë e Kroacisë për bashkëpunim.
Po ashtu Bytyqi ka theksuar nevojën e hartimit të një memorandumi të bashkëpunimit në mes dy vendeve, sidomos sa i përket shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve, por edhe shfrytëzimin e mundësive të bashkëpunimit përmes Erasmus +.
/Epoka e re/