Ministri Bytyqi nderon dëshmorët e Brigadës ‘121 Kumanova’
Me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇK-së, të Brigadës “121 Ismet Jashari-Kumanova”, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Kleçkë.
“Edhe sot si çdo vit në këtë ditë të shenjtë, ne nderojmë dhe krenohemi me jetën dhe sakrificën e gjithë dëshmorëve të Brigadës 121 – Kumanova.
Sa herë që jemi në Kleçkë, ideja e mesazhit është për të tregu që dëshmorët i shërbejnë vendit dhe ndërtimit të kombit sepse lirinë që e kemi nuk na është falë nga askush, por është fituar me mund, me djersë, me gjak dhe këta njerëz janë kthyer në themele dhe përmendore të lirisë së Kosovë.
Duke respektuar dëshmorët e kësaj Brigade, respektojmë dhe nderojmë gjithë dëshmorët e kombit të cilët kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovë”, ka shkruar ministri Bytyqi.