Ministri Bytyqi nënshkroi Udhëzimin që i mban në punë mijëra mësimdhënës

21 korrik 2018 | 13:31

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka nënshkruar një Udhëzimin që i mban në punë mijëra mësimdhënës.

“Me qëllim të informimit të drejtë për opinionin e gjerë, ditëve të fundit kemi pranuar disa shqetësime nga mësimdhënësit, por edhe vet Drejtoritë Komunale të Arsimit, në lidhje me UA e vjetër nr. 06/2015, ku në bazë të Nenit 11, thuhej se pas përfundimit të vitit shkollor 2017/18, shpallen konkurset për të gjithë mësimdhënësit që janë të punësuar në arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë, të cilët nuk i plotësojnë kriteret sipas këtij UA”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

Me qëllim të zgjidhjes së këtij problemi, sqaron kjo ministri, që deri këtu ka ardhur jo për fajin e kandidatëve që duhej të kualifikoheshin dhe avancoheshin, por për fajin që kjo reformë ka ngecur në proces, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, përmes grupit të punës ka kërkuar të rishikohet UA në fjalë, dhe pas rishikimit ka nënshkruar UDHËZIMIN ADMINISTRATIV (MASHT) NR. 10/ 2018 PËR NORMATIVIN MBI KUADRIN PROFESIONAL TË ARSIMIT TË PËRGJITHSHËM.

Aty thuhet më pas, se gjithnjë, në bazë të këtij UA nr. 10/2018, Institucionet edukative dhe arsimore gjatë publikimit të konkurseve për vendet e lira të punës janë të obliguara të kërkojnë kuadro sipas këtij UA.

Ky UA rregullon edhe shpalljen e vendeve të lira të punës, ku më saktë janë të specifikuara në tekstin e mëposhtëm;

 Mësimdhënësit të cilët janë në marrëdhënie pune në institucionet e arsimit parauniversitar me gradë kualifikimi baçelor trevjeçar me 180 ECTS që kanë më shumë se 6 vjet përvojë pune në arsim dhe që kanë licencë të mësimdhënësit, e vazhdojnë punën në profesionin e tyre deri në përfundimin e vitit shkollor 2020-2021.

 Pas përfundimit të vitit shkollor 2020/21, shpallen konkurset për të gjithë mësimdhënësit që janë të punësuar në arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë, të cilët nuk i plotësojnë kriteret sipas këtij UA.

 Të gjithë të kualifikuarit në njësitë akademike që kanë përfunduar master arsimor me 300 ECTS, kanë të drejtë konkurrimi në arsimin parauniversitar të paraparë në nenin 5 dhe 6 të këtij UA.

 Pedagogët që janë me 180 ECTS në marrëdhënie pune si edukatorë dhe mësues klase, e vazhdojnë punën deri në përfundim të vitit shkollor 2020/21, me qëllim që brenda kësaj periudhe të përfundojnë programin e avancimit.

Me hyrjen në fuqi të këtij UA, është shfuqizuar UA Nr. 06/2015 – Normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm.

MAShT kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit, që shpalljen e vendeve të lira të punës ta bëj në harmoni të plotë me UA Nr. 10/2018, të dt. 20 korrik 2018.

LINKU i UA:

http://masht.rks-gov.net/uploads/2018/07/ua-masht-10-2018-per-normativin-mbi-kuadrin-profes-te-arsimit-te-pergjithshem-x.pdf

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Serbisë ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrit…