Ministri Bytyqi: Nuk ka arsye për grevë
31 gusht 2018
| 12:43
Ani pse pritej që të ketë grevë të mësimdhënësve në Kosovë, ajo nuk do të mbahet dhe mësimi do të fillojë të hënën më 3 shtator.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se nuk ka asnjë arsye për grevë dhe se nuk do të pranojë të dëmtohet procesi mësimor.
Në një intervistë për “Kosovapress”, ministri Shyqyri Bytyqi ka folur për problemet në arsim, ndër të tjera edhe për sfidën e integrimit të shkollave me shumicë serbe në sistemit arsimor të Republikës së Kosovës.