Ministri Bytyqi për Idriz Ajetin: Humbëm një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës

13 shkurt 2019 | 10:31

Në moshën 102 vjeçare është ndarë sot nga jeta Idriz Ajeti, albanologu, gjuhëtari e intelektuali, pedagogu dhe anëtari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Telegram ngushëllimi për familjen Ajeti ka dërguar ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi.

“Lajmi për ndarjen nga jeta të akademik Idriz Ajetit ishte i dhembshëm për të gjithë ne dhe një humbje e madhe për arsimin dhe shkencën. 

Me punën e tij të palodhshme, akademik Ajeti u bë një nga figurat më të rëndësishme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, një nga figurat më të dashura të gjeneratave të shumta të Universitetit të Prishtinës! Ai u bë një nga figurat më të rëndësishme të historisë shqiptare!

Emri i akademik Ajetit do të mbetet një nga emrat më të mëdhenj të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, një nga emrat më të mëdhenj të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë. 

Pushofsh në paqen e përjetësisë akademik Idriz Ajeti!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” ministri Bytyqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 102-vjeçare është ndarë sot nga jeta Idriz Ajeti,…