Ministri Bytyqi po merr pjesë në forumin e Shkencës dhe Teknologjisë në Japoni
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, është duke marrë pjesë në punimet e forumit të Shkencës dhe Teknologjisë në Shoqëri (STS), në Kijoto të Japonisë.
Ai ka thënë se Forumi STS është një lëvizje e udhëheqësve të botës në fushën e politikës, shkencës, biznesit dhe medieve, që merren me shkencë dhe teknologji, dhe në funksion të saj, në këtë forum, ministrat e vendeve të ndryshme të botës do të debatojnë për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve.
“Këto ditë, i shoqëruar edhe nga ambasadori ynë ne Japoni, Leon Malazogu dhe shefi i kabinetit në MAShT, Baton Dushi, po marrim pjesë në punimet e forumit të Shkencës dhe Teknologjisë në Shoqëri (STS), në Kijoto të Japonisë. Në këtë ngjarje të rëndësishme të shkencës dhe teknologjisë, fjalën e hapjes e mbajti kryetari dhe themeluesi i këtij Forumi, Koji Omi, ndërsa punimet i ka përshëndetur kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe. Kryeministri i Japonisë e vlerësoi shumë të rëndësishme mbajtjen e kësaj ngjarje për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë në botë. Forumi STS është një lëvizje e udhëheqësve të botës në fushën e politikës, shkencës, biznesit dhe medieve, që merren me shkencë dhe teknologji, dhe në funksion të saj, në këtë forum, ministrat e vendeve të ndryshme të botës do të debatojnë për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/