Ministri Bytyqi pret rezultate të mira në testin PISA
Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, të mërkurën ka qëndruar në qytetin e Prizrenit, me rastin e fillimit të ditës së parë të mbajtjes së testit PISA 2018.
Ministri Bytyqi ka shprehur optimizëm se këtë herë Kosova do të dalë shumë më mirë me rezultate në testin PISA.
“Të gjithë kemi pasur një angazhim të jashtëzakonshëm për të ardhur te kjo ditë dhe po vërehet një entuziazëm i përgjithshëm. Kemi arritur që me një mobilizim të përgjithshëm, duke i kontaktuar të gjitha shkollat, mësimdhënësit dhe nxënësit kanë arritur ta kuptojnë rëndësinë e testit PISA. Pra, kanë marrë informacionet e duhura dhe e kuptojnë rëndësinë e këtij testi, diçka që ka munguar në vitin 2015. Ky angazhim neve na jep shpresë se do të dalim shumë më mirë me rezultate sesa që kemi dalë në atë vit”, ka thënë ministri Bytyqi, shkruan “Epoka e re”.