Ministri Bytyqi priti në takim rektorët e universiteteve publike
01 korrik 2019
| 11:46
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim rektorët e universiteteve publike të Kosovës, me të cilët ka biseduar për kërkesat e universiteteve lidhur me numrin e studentëve, të cilët do të regjistrohen në vitin e ri akademik.
Ai ka bërë me dije se është në proces shyrtimi i kërkesave zyrtare nga universitetet për caktimin e numrit të studentëve, për çka sipas tij së shpejti do ta kenë përgjigjien në këto kërkesa.
Gjithashtu, ka theksuar se miratimin e kërkesave të universiteteve publike për numrin e studentëve, MAShT-i e bën duke u bazuar në vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, respektivisht Agjencisë së Kosovës për Akreditim.