Ministri Bytyqi priti në takim themeluesin e Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim
20 shkurt 2019
| 12:56
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim themeluesin e Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF), Dale Pfeiffer me bashkëpunëtorë.
Bytyqi ka bërë më dije se në këtë takim kanë biseduar rreth mundësisë së përkrahjes së KAEF-it, fond i cili parashihet të jetë një fond krejtësisht i pavarur nga buxheti i shtetit dhe do të shfrytëzohet për nevojat më të theksuara në sistemin e arsimit.
“Ky fond është shumë i rëndësishëm dhe për këtë theksova gatishmërinë e MAShT-it ta përkrahë vazhdimisht këtë program dhe programe të tilla, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë në arsim, që është edhe synim i Ministrisë”, ka thënë ministri Bytyqi.
/Epoka e re/