Ministri Bytyqi: Shkarkuam bordin e AKA-së për ta rritur cilësinë e arsimit
Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka vlerësuar se vendimi për shkarkimin e bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ishte i ngutshëm, megjithatë i nevojshëm për ta rritur cilësinë e arsimit.
“Vendimi për shkarkimin e AKA-së mbase nga kjo perspektivë mund të quhet veprim i ngutshëm. Këtë agjenci e kanë karakterizuar parregullsi të mëdha e që në një të ardhme të afërt do të sillte këtë gjendje”, është shprehur ministri Byqyqi në adresimin e tij para deputetëve të Kuvendit në interpelancën e thirrur nga partitë opozitare.
Ministri Byqtyqi ka pohuar se pas shkarkimit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, dhe se kishin për qëllim që këshilli shtetëror i cilësisë të ishte sa më profesional dhe i cilësisë së lartë.