Ministri Bytyqi: Shkolla ‘Qamil Batalli’, model për shkollat e tjera

23 shtator 2019 | 17:19

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) njëherësh kandidati për deputet, Shyqiri Bytyqi i shoqëruar nga kandidati tjetër për deputet nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu, sot kanë vizituar shkollën “Qamil Batalli” me ç’rast kanë takuar nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle.

Fotografia e Shyqiri Bytyqi

Ministri Bytyqi ka vlerësuar se shkolla “Qamil Batalli” në Prishtinë mund të jetë model për shkollat e tjera.

“Sa i përket zbatimit të kurrikulave, sh.f.m.u “Qamil Batalli” qëndron shumë mirë dhe trajnimi i mësimdhënësve ka qenë i suksesshëm, prandaj nuk i kanë ato vështirësitë me të cilat ballafaqohen shumë shkolla në vendin tonë”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Bytyqit:

Sh.f.m.u “Qamil Batalli”, model për shkollat e tjera

Ishte kënaqësi e veçantë që bashkë me Dardanin ta vizitojmë sh.f.m.u. “Qamil Batalli” në Prishtinë, një shkollë e cila mund të jetë model për shkollat e tjera.

Me këtë rast i përgëzuam drejtuesit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për punën e bërë në menaxhim dhe rritjen e cilësisë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), por edhe niveli lokal duhet të marrin parasysh praktikën e mirë të kësaj shkolle.

Sa i përket zbatimit të kurrikulave, sh.f.m.u “Qamil Batalli” qëndron shumë mirë dhe trajnimi i mësimdhënësve ka qenë i suksesshëm, prandaj nuk i kanë ato vështirësitë me të cilat ballafaqohen shumë shkolla në vendin tonë.

Para të pranishmëve u zotuam se do të vazhdojmë me projekte të cilat kanë për qëllim trajnimet efikase për mësimdhënës dhe jo trajnimet formale pa rezultat.

Ideja është që t’i identifikojmë saktë nevojat që kanë mësimdhënësit tanë, por duke pas parasysh gjithnjë praktikat e mira.

Gjatë kësaj vizite, diskutuam edhe për matjen e performancës së mësimdhënësve dhe ky proces nuk ka për qëllim që t’i dëmtojë ata, përkundrazi do t’i avancojë në karrierë.

Zotohemi se çdo gradim do të ketë të ardhura shtesë dhe ky model do të realizohet në një të ardhme të afërt.

Po ashtu do të angazhohemi që t’i largojmë nga arsimi ndikimet e jashtme dhe në këtë drejtim jemi duke përgatitur një model online për punësimin e mësimdhënësve të rinj.

Për rëndësinë e digjitalizimit të shkollave ka folur Dardani, duke thënë se teknologjia është shtytësi më i madh i zhvillimit.

Dardani potencoi përkushtimin tonë se rritja e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit mund të bëhet me njerëz që kanë vullnet, dije dhe guxim.

Në qeverisjen e PSD-së mësimdhënësit do të punësohen në bazë të përgatitjeve dhe jo sipas bindjeve politike.

100% Dije

100% Guxim

100% Përkushtim

KOALICIONI AAK-PSD 119

SHYQIRI BYTYQI 35

Fotografia e Shyqiri Bytyqi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…