Ministri Bytyqi shpalos planet për vitin e ri shkollor
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka mbajtur një konferencë për medie me rastin e fillimit të ri shkollor.
Në këtë konferencë, Bytyqi ka shpalosur planet dhe përgatitjet të cilat janë bërë në mënyrë që nxënësit të fitojnë shkathtësitë dhe diturinë e duhur nga mësimdhënësit,
Bytyqi ka kërkuar edhe nga prindërit që të jenë sa më bashkëpunues me nxënësit dhe mësimdhënësit.
Ai ka premtuar se do të ketë një prani të theksuar të inspektoratit nëpër shkolla për të vëzhguar procesin dhe procedurat e mësimdhënies në mbarë territorin e Kosovës.
Më tutje, Bytyqi ka bërë me3 dije se 11 shkolla sot nuk do të fillojnë mësimin, për shkak të mospërfundimit të renovimit të objekteve shkollore.
Përveç çështjes së shkollave, Bytyqi ka folur edhe për rezultatet e testit të maturës. Ai ka thënë se do të hapin një debat publik për qasjen e këtij testi në mënyrë që të gjendet forma më e mirë e mundshme për të trajtuar këtë problem të maturantëve.
Krejt në fund, Bytyqi ka theksuar se prioritet kryesor i angazhimit të tij si ministër mbetet depolitizimi i shkollave në gjithë territorin e Kosovës, duke filluar nga drejtorët.