Ministri Bytyqi takon ekspertin britanik, flasin për arsimin e lartë në Kosovë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim ekspertin e projektit “HERAS”, Bastian Baumann, me të cilin ka biseduar rreth arsimit të lartë në Kosovë.
“E falënderova z. Baumann dhe ekspertët tjerë në kuadër të projektit ‘HERAS’ për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë arsimit të lartë në përgjithësi dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim në veçanti, ndërsa theksova nevojën që kjo Agjenci të mbështetet edhe më tutje. Gjithashtu, me ekspertin Baumann biseduam edhe për procesin e vetëvlerësimit të udhëhequr nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, proces në të cilin kontribut të madh kanë dhënë edhe ekspertët e projektit ‘HERAS’”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/ShyqiriBytyqiOfficial/photos/a.232164017117169/811294279204137/?type=3&theater