Ministri Bytyqi thërret në takim organizatat studentore
04 mars 2018
| 14:50
Ministrit i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thirrur sot në takim, në orën 17:00, të gjithë përfaqësuesit e Organizatave Studentore në një takim të përbashkët, në të cilin do të diskutojnë për situatën e krijuar në Arsimin e Lartë në Kosovë.
Postimi i plotë i ministrit Bytyqi në llogarinë e vet në Facebook:
Ftesë
Sot në ora 17:00, në MASHT ftohen të gjithë përfaqësuesit e Organizatave Studentore në një takim të përbashkët ku do të diskutojmë për situatën e krijuar në Arsimin e Lartë në Kosovë.
Takimi do të jetë konsultativ për të dëgjuar nga afër shqetësimet e përfaqësuesve të studentëve dhe për informim të drejtë për zhvillimet e fundit.