Ministri Bytyqi thotë se Jakup Krasniqi do të dalë fitimtar si gjithmonë

22 korrik 2019 | 13:39

Ministri i Arsimit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Shyqiri Bytyqi, duke komentuar ftesën e Gjykatës Speciale për ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka thënë se ai do dal fitimtar si çdoherë.

“Në nismë të kësaj jave, kur absurdi preku fundet e kapjes politike të Gjykatës Speciale, Ju, baca Jakup, na vini si feniksi në besimin tonë se nuk do ketë hile as ndërkombëtare, e as vendore, që do të mund të të bëjë të mos fitosh! Fitorja e ka emrin dinjitet dhe Ju jeni i gatuar me të! Fitimtar si gjithmonë!”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fizika simetrike, udhëtim drejt universit (6) Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan…