Ministri Bytyqi thotë se KShC-ja po hetohet nga Agjencia kundër Korrupsionit

15 korrik 2019 | 19:33

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, gjatë një konferencë për medie sot ka bërë të ditur se për mosakreditimin e tri universiteteve publike, të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, atij të Pejës “Haxhi Zeka” dhe të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, ka vendosur Këshillit Shtetëror i Cilësisë, e jo MAShT-i.

“Siç e dini për vendimet e fundit që Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka marrë, e pamë të arsyeshme t’ju njoftojmë se këto nuk janë vendime të MAShT-it pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë merr vendime sipas ligjit në fuqi”, ka thënë Bytyqi, mirëpo ai ka bërë me dije se MAShT-i ka pasur një shkresë nga Agjencia Kundër Korrupsionit ku thuhet se ka shkelje ligjore në përbërjen aktuale të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

“Ne kemi kërkuar nga ta (KShC-ja) që të zgjidhen këto çështje. Kjo është në kundërshtim me vendimin që e ka marrë Këshilli Shtetëror i Cilësisë”, ka thënë Bytyqi.

Megjithatë ministri Bytyqi ka deklaruar se KSHC-ja e ka shkelur vendimin e MAShT-it pasi që nuk ka dashur të dalë me vendim para datës 22 korrik dhe para se Agjencia Kundër Korrupsionit të marrë vendim nëse ka pasur konflikt interesi në këtë vendim.

“Në përbërjen e Këshillit për Akreditim ka pasur dyshime se ka pasur shkelje ose konflikt interesi, derisa Agjencia Kundër Korrupsionit të marrë vendimin nëse ka pasur shkelje apo jo, Këshilli nuk është dashur të dalë me vendime për mosakreditimet e universiteteve, d.m.th, deri më datën 22 korrik, kështu ka qenë edhe dakordimi i MAShT-it me Këshillin. Këshilli ka dalë me vendim sot, gjë që e ka shkelur edhe vendimin e MAShT-it por edhe të Agjencisë”, ka thënë Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ka refuzuar…