Ministri Bytyqi uron Ditën Botërore të Mësuesit

05 tetor 2018 | 12:05

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Shyqiri Bytyqi, në Ditën Botërore të Mësuesit, ka kujtuar gjithë rrugëtimin e mësuesve tanë në zhdukjen e analfabetizmit, në arritjen deri te liria, në bërjen e shtetit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se roli i mësuesit është gjithmonë më i rëndësishmi.

“Profesioni i mësuesit është i shenjtë. Dhe, kjo ditë që shënohet në mbarë botën për ta vënë në vëmendjen tonë rolin e mësuesit, Kosovën e gjeti me një risi, pikërisht që ka të bëj me ngritjen në karrierë të mësuesve. Para pak ditësh filloi procesi i Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve. Ne zotohemi se do të krijojmë gjithmonë mundësi të reja, që mësuesit tanë të jenë gjithmonë të përgatitur dhe në nivelin e detyrës. Urime të gjithë mësuesve Dita Botërore e Mësuesit”, ka shkruar Bytyqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në…