
Ministri Bytyqi uron Pashkët ortodokse
20 prill 2019
| 23:06
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) , Shyqiri Bytyqi ka uruar qytetarët e besimit katolik festën e Pashkëve.
Ai në një postim në profiline vet në “Facebook”, ka shkruar se shpreson në një bashkpunim në rritje, çdo herë për qëllime pozitive, për vendin dhe komunitetin!
Postimi i plotë i Bytyqit:
Gëzuar Pashkët!
Në këtë ditë të veçantë për besimtarët e besimit katolik, uroj që sa më shumë të ketë dashuri, paqe, harmoni, e çdo gjë të mirë në familjet e të gjithëve!
Me rastin e Pashkëve, uroj dhe shpresoj në sa më shumë besim tek njëri-tjetri, shpresoj në një bashkëpunim në rritje, çdo herë për qëllime pozitive, për vendin dhe komunitetin!
Gëzuar!