Ministri Bytyqi vlerëson të arriturat e projektit ‘Shkollat e shekullit 21’

24 prill 2019 | 14:28

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e British Councilit me të cilët ka biseduar për të arriturat e deritanishme të projektit  ‘Shkollat e shekullit 21’.

Ai ka thënë se ky projekt i rëndësishëm tashmë ka filluar të japë rezultate.

Sipas ministrit Bytyqi, projekti në fjalë synon të zhvillojë te fëmijët shkathtësi të mendimit kritik, të zgjidhjes së problemeve dhe të kodimit.

“Pata kënaqësinë sot të dëgjoj nga përfaqësuesit e British Council për të arriturat e deritanishme të projektit ‘Shkollat e shekullit 21’, i cili ka filluar të implementohet pak kohë me parë në Kosovë, sikur edhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Më gëzoi edhe fakti se Kosova ka fituar vendin e dytë në garën rajonale, në kuadër të Samitit Digjital për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pra, ky projekt i rëndësishëm, i cili synon të zhvillojë te fëmijët tanë shkathtësi të mendimit kritik, të zgjidhjes së problemeve dhe të kodimit, tashmë ka filluar të japë rezultate”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, organizuar nga…