Ministri Cakaj bashkë me 30 mjekë niset për t’i dalë në ndihmë Italisë
28 mars 2020
| 18:22
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se i ka shoqëruar mjekët dhe infermierët shqiptarë për në Itali.
Cakaj ka shpërndarë një fotografi me personalin shëndetësor në aeroplan duke thënë se po ia dhënë dorën e ndihmës Italisë në këto orë të vështira.
“Me mjeket e infermieret e shkëlqyera shqiptare rrugës për në Romë për t’i dhënë dorën e ndihmës Italisë mike në këto orë të vështira”, tha ai.