Ministri Cakaj kërkon që Kosova të pranohet në UNESCO
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter” ka theksuar se një organizatë si UNESCO, që synon të arrijë universalizimin, nuk mund të mos ketë pjesë të saj një shtet të pavarur, siç është Republika e Kosovës.
“Kosova si shteti më i ri i pavarur në Evropë, është një vend me potencial të jashtëzakonshëm, i cili nuk duhet të shmanget dhe nuk duhet të përballet më me fushatën çorientuese të Serbisë kundër saj. Pranimi i Republikës së Kosovës, si një shtet lider në rajon, në promovimin e të drejtave të minoriteteve dhe të trashëgimisë kulturore të minoriteteve, është i domosdoshëm jo vetëm, sepse Shqipëria e njeh politikisht dhe e mbështet pa kushte Republikën e Kosovës, por edhe për të përmbushur principet e themelimit të vetë UNESCO-s, e cila mbështet fuqimisht arsimin dhe shkencën, kulturën dhe komunikimin, traditën dhe historinë”, ka shkruar Cakaj.
/Epoka e re/