Ministri Çeku e çon në Anti-Korrupsion listën e MKRS-së që parasheh mijëra Euro përfitime për OJQ-të

11 korrik 2024 | 16:22

Lista preliminare e OJQ-ve përfituese nga Ministria e Kulturës në fushën e Artit, Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore ka përfunduar për trajtim në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Kjo me vetë kërkesën e Ministrit Hajrulla Çeku, ministria e të cilit në mesin e përfituesve të përzgjedhur nga komisioni u gjeten organizata të cilat kanë kanë lidhje me Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Vetëvendosje.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka nisur vlerësimet për rastin e ndarjeve buxhetore për Organizatat Joqeveritare në Art, Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që udhëhiqet nga ministri, Hajrulla Çeku.

Nga APK-ja kanë bërë me dije për Reporteri se ka qenë vetë Çeku ai i cili ka parashtruar kërkesë që Agjencia të bëjë vlerësimet e saj për këtë rast.

“Ju njoftojmë që me kërkesë të Ministrit Hajrulla Çeku, Agjencia është duke vlerësuar ketë rast. Agjencia bën publike vetëm vendimin final”, thuhet në përgjigje.

Veprimi i Ministrit Çeku erdhi tek pasi në media u raportua se nga i procesi në fjalë Ministria e Kulturës se ndau mjete financiare për OJQ-të në të cilën vetë anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ishte drejtor e bashkëthemelues. Madje, për këtë pati edhe reagime e kritika nga opozita e shoqëria civile.

Në lidhje me listën e publikuar të OJQ-ve përfituese nga Ministria e Kulturës në fushën e Artit, Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore, MKRS-ja, me 27 qershor 2024, i ka thënë gazetës online Reporteri.net se nuk është përfundimtare.

“Për pyetjet e juaja drejtuar MKRS-së në lidhje me Thirrjen Publike “Art, Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore 2024”, ju informojmë se procesi ende nuk ka përfunduar në tërësi. Aktualisht jemi në periudhën e pranimit të ankesave dhe pas shqyrtimit të tyre do bëhet publikimi i listës përfundimtare”.

Ministria e Kulturës, thirrjen publike për t’u dalë në ndihmë OJQ-ve në fushën e Artit, Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore e kishte shpallur qysh në mars të këtij viti.

Lista preliminare e OJQ-ve të përfituese u publikua me 25 qershor 2024. Në mesin e Organizatave Jo-qeveritare, në listë, në kategorinë e parë u gjet edhe “Ec Ma Ndryshe”, organizata ku ministri Çeku në të kaluarën mbante pozitën e drejtorit, si dhe “Fondacioni Lumbardhi”, OJQ-ja ku Ministri aktual i Kulturë ishte bashkëthemelues i saj.

Përveç ministrit Çeku, listën e themeluesve të OJQ-së ‘Fondacioni Lumbardhi’ e përbëjnë edhe katër persona të tjerë. Sipas web-faqes ku tregohet data baza e çfarëdo organizate jo-qeveritare, pjesë e ‘Fondacioni Lumbardhi’ si bashkëthemelues janë edhe Ares Shporta, Aliriza Arënliu, Doruntina Ukimeri si dhe Veton Nurkollari. Ajo u themelua më 20 prill 2015.

Ndërkohë angazhimin e Ministrit Çeku në OJQ ‘Ec Ma Ndryshe’, e konfirmon edhe biografia e publikuar në bloëgun e tij.

“Përgjatë viteve ka qenë i angazhuar në shumë organizata vendore dhe ndërkombëtare, në mesin e të cilave edhe Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, Klubi për Politikë të Jashtme dhe EC Ma Ndryshe”, shkruhet në biografinë e Ministrit të Kulturës, njëherësh edhe figurë e rëndësishme në Lëvizjen Vetëvendosje.

Aktualisht, sipas raportimeve, “Ec Ma Ndryshe” drejtohet nga vëllai i Ministrit Hajrulla Çeku, Fitimi.

Të dy këto OJQ, sipas listës preliminare do të marrin mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, për tri vite – 2024, 2025 dhe 2026 – dhe shuma e aprovuar e mbështetjes është në total 257 mijë euro për ‘Ec Ma Ndryshe’ dhe 187 mijë për ‘Fondacioni Lumbardhi’. Lista preliminare e kësaj thirrjeje publike u kthye në raportimin kryesor të mediave, e përveç kësaj ka pasur reagime të ashpra nga opozita.

Një prej tyre ka qenë edhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila ka kërkuar llogari edhe nga vetë kryeministri, Albin Kurti.

”Kryeminister, se buxheti është rritë për kulturë e dëshmon edhe fakti që ministri juaj para disa ditëve dha qindra e mijëra euro për OJQ-në që e ka themelu vetë dhe për atë të motrës së deputetit të LVV-së. Andaj Kryeminstër, para se të na lavdërohesh për namin që keni lanë në kulturë na trego fillimisht qendrimin tuaj lidhur me shpërndarjen e fondeve nga ana e Hajrulla Çekut se paku në dy raste? Çka mendon Kurti Kyreminister sot për këto dy raste? Përgjigju nëse të ka ngelë ndonjë trohë dinjitet!”, kishte shkruar Bajrami në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas emërimit të Thiago Motta në krye të bankinës së…