Ministri Çeku me telegram ngushëllimi për vdekjen e futbollistit, Erjon Morina
12 dhjetor 2024
| 15:05
Sot ka ndërruar jetë futbollisti Ejron Morina.
Për vdekjen e tij kanë reaguar shumë klube futbollistike, e në mesin e tyre edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të klubit të Vushtrrisë, Erjon Morina. Humbja e Erjonit na ka prekur thellë. Futbolli kosovar humbi një talent premtues, i cili kishte një të ardhme të ndritur përpara. Në këto momente të vështira, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta. Jemi pranë jush në këtë dhimbje të madhe”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Çekut.