Ministri Çeku ngushëllon familjen Ferri

06 qershor 2024 | 12:09

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka ngushëlluar familjen Ferri me rastin e ndarjes së familjarit të tyre, artistit të madh akademik Rexhep Ferri.

“Sot humbëm një nga artistët më të veçantë të kombit. Rexhep Ferri, profesionist e veprimtar që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në fushën e artit. Ferri i takon brezit që ngritën skenën tonë artistike. Vepra dhe kontributi i tij do të vazhdoj të jetë udhërrëfyes edhe për brezat e ardhshëm. Përherë mirënjohës për angazhimin dhe trashëgiminë që ka lënë pas. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Ferri, komunitetin artistik dhe gjithë shoqërinë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Rexhep Ferrit”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja 33-vjeçare e muzikës pop Rita Ora bëri një paraqitje…