Ministri Çeku pret në takim kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës
12 prill 2022
| 23:16
Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishim kënaqësinë të presim Kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës, Morinari Watanabe i shoqëruar nga Kryetari i Federatës së Gjimnastikës së Kosovës, Besim Halilaj, sekretari i përgjithshëm, Amir Tahiraga dhe nënkryetarja Sherife Qerimi.
Në takim me Ministrin Hajrulla Çeku dhe zëvendësministren Daulina Osmani diskutuan për zhvillimet në sport, veçanërisht në fushën e gjimnastikës.
Ministri Çeku e njoftoi për punët dhe planet që ka MKRS-ja për zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti ndërsa u diskutua për projekte dhe bashkëpunim konkret mes MKRS dhe Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës.