Ministri Çeku priti në takim ambasadorin e ri të Francës
23 tetor 2022
| 11:54
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës, Olivier Guerot.
Ata diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy shteteve tona, aktivitetet e shumta të realizuara nga Ambasada e Francës në Kosovë dhe vazhdimin e bashkëpunimit.
Ministri Çeku i uroi mirëseardhje në Kosovë po ashtu e njoftoi me zhvillimet aktuale, proceset me rëndësi që po zhvillohen në fushën e kulturës, sportit, rinisë dhe trashëgimisë kulturore ndërsa ambasadori Guerot duke e falenderuar për pritjen shprehu gatishmërinë e tij për të punuar së bashku.