Ministri Çeku: Sportistet që na bënë krenarë, tash do ta kenë shtëpinë e tyre

28 shtator 2021 | 14:33

Sot në Pejë është përuruar Qendra Nacionale e Xhudos.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku është i lumtur pasi që sportistet që e bënë krenarë një komb të terë, tash do ta kenë shtëpinë e tyre.

“Sportistet që i kanë dhënë shpresë, krenari dhe emocion një kombi të tërë, që me sukseset e tyre kanë kaluar çdo parashikim, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe xhudistët tjerë, së bashku me trajnerin e tyre, Driton Kuka, tashmë do të kenë shtëpinë e tyre të xhudos. Sot në qytetin e Pejës, në një ambient shumë të veçantë, të rrethuar me malet e bukura të Rugovës, përuruam Qendrën Nacionale të Xhudos. Jam shumë i lumtur që tash gjenerata të tëra talentesh të rinj në sportin e xhudos, do ta kenë një vend të denjë për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve sportive, të dedikuar pikërisht për ta”, ka thënë Çeku.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se…