Ministri Çeku tregon se si do të duket lokaliteti arkeologjik në Prizren (foto)
Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka publikuar fotografi nga projekti i lokalitetit arkeologjik që do të ndërtohet në sheshin e Lidhjes së Prizrenit.
Sipas tij, në këtë hapësirë tejet të rëndësishme të trashëgimisë kulturore tashmë kanë filluar punët dhe vendi po bëhet gati për pjesën e parë të konservimit.
“Projekti i prezantimit të këtij lokaliteti është përgatitur me qasje gjithëpërfshirëse, ku përmes analizave të zonës dhe diskutimeve publike janë përfshirë banorët, komuniteti i biznesit dhe komuniteti profesionist, në mënyrë që prezantimi final i lokalitetit arkeologjik të jetë reflektim i një zgjidhjeje të përbashkët”.
“Prezantimi dhe promovimi i lokalitetit arkeologjik si një lokalitet me rëndësi historike, shkencore, kulturore dhe edukative, synon që të ngrisë vetëdijen për rëndësinë e këtij lokaliteti si dhe të promovojë vlerat kulturore nëpërmjet zhvillimit të turizmit kulturor”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.