Ministri Çeku u ofron mbështetje karateistëve
04 nëntor 2021
| 16:40
Ekipi i përfaqësueses së Kosovës në karate dhe përfaqësuesit e Federatës së Karatesë janë pritur në takim nga ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrja Daulina Osmani.
Duke i uruar për suksesin që kanë treguar në një garë me kaq shumë konkurrencë, ministri Çeku i siguroi ata që mbështetja institucionale nuk do t’u mungojë, ndërsa i ka përgëzuar për punën që po bëjnë me kaq shumë përkushtim.
Karateistët e Kosovës, pjesëmarrës në Kampionatin Ballkanit të karatesë që u mbajt në Poreq, Kroaci, arritën të marrin katër medalje. Një medalje të argjendtë e mori Elhami Shabanin dhe tri të bronzta, Fortesa Orana, Herolind Nishevci, si dhe në ekipore, konkurrenca e meshkujve.