Ministri Çeku viziton ekspozitën personale të Halil Matoshit

17 gusht 2023 | 22:04

“Kujtesa e ujit”, ekspozita e parë personale e gazetarit dhe artistit, Halil Matoshi, organizuar në shenjë të trevjetorit të themelimit të medias 10, shfaqë veprat e realizuara përgjatë krijimtarisë së tij artistike, të cilat gërshetojnë pamje e periudha të ndryshme.

Në galerinë e mediumit, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku u mirëprit nga drejtuesit, Arben Ahmeti, Fidan Rama dhe Kushtrim Sadiku, e së bashku biseduan mbi artin, pikturat dhe historitë prapa tyre.

“Një ekspozitë si kjo, ndër të tjera, shfaq bukur edhe konvergjencën e artit dhe medias. Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj lidhjeje, MKRS inkurajon bashkëpunimin e këtyre sferave drejt pasurimit të peizazhit kulturor dhe për të nxitur dialogun kuptimplotë”, ka njoftuar MKRS-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masat ndëshkuese ndaj Kosovës po i cilëson si të padrejta.…