Ministri Çeku viziton Galerinë e Arteve të Kosovës
15 prill 2021
| 14:05
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, në Ditën Botërore të Artit, ka vizituar të enjten Galerinë e Arteve të Kosovës.
Çeku përveç shënimit të kësaj dite, ka kërkuar nga Këshilli i Galerisë dhe nga drejtori i saj që të bashkëpunojnë në përmirësimin e kushteve në këtë institucion.
Në Galerinë e Arteve për nder të kësaj dite janë ekspozuar disa nga pikturat që galeria i ka në dispozicion.