Harrojnë për pak politikën, sytë ka sporti
19 maj 2018
| 16:49
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe zëvendësministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, këtë të shtunë i janë përkushtuar sportit, ata janë parë së bashku nën shoqërimin edhe të këngëtarit Shkëlzen Jetishi – Xenit, komandanti i policisë Krist Gjokaj, duke shikuar ndeshjen futbollistike në Gjakovë Vllaznimi-Gjilani.
Lekaj dhe Bakija-Deva gjatë ditëve të punës janë të angazhuar me aktivitete në ministritë që veprojnë, kurse sot kanë vendosur që të shijojnë pak aktivitet nga sporti.
/Epoka e re/