Ministri Fikrim Damka priti në takim ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dje ka realizoi një takim me ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič .
Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, projektet dhe programet, investimet kapitale , përkrahja e bizneseve dhe shoqërisë civile si dhe proceset e avancimit të politikave strategjike që ka implementuar Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Gjithashtu, u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve dhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë ato në funksion të avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.
Ambasadorja Minca Benedejčič, falënderoi ministrin Damka për mikpritjen dhe shkëmbimin e informacioneve dhe deklaroi se është e gatshëm që të ofrojë mbështetje dhe bashkëpunim në forcimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin socio – ekonomik.