Ministri francez: Evropa do të ngrihet kundër Trumpit
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian,ka thënë se Evropa do të ngrihet kundër përpjekjeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për të “destabilizuar” Bashkimin Evropian dhe për të penguar bashkëpunimin ndërkombëtar.
Le Drian ka thënë se Trumpi “nuk mund ta pranojë se ka një entitet që quhet BE”.
Sipas tij, Trumpi “beson vetëm në marrëdhënie konfliktuale”.
Le Drian e ka akuzuar presidentin amerikan edhe për përpjekje për të shkatërruar angazhimin multilateral për tregtinë, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe kundër aktiviteteve bërthamore të Iranit.
Trump i ka zemëruar aleatët evropianë në samitin e NATO-s që u mbajt këtë javë në Bruksel.
Ai ka thënë se ata nuk shpenzojnë sa duhet për mbrojtje dhe se bëjnë tregti të padrejtë.
Trumpi po ashtu tha se kryeministrja britanike, Theresa May, është shumë e butë me BE-në në negociatat për Brexit-in apo daljen e Britanisë nga blloku evropian.