Ministri francez i Kulturës i prekur nga coronavirusi
Ministri francez i Kulturës, Franck Riester, është infektuar nga coronavirusi, tha të hënën një burim i afërt me ministrinë e kulturës, duke shtuar se anëtari 46-vjeçar i qeverisë po “ndjehej mirë”.
“Ministri testoi sot pozitiv” pasi shfaqi simptoma, tha ministria, shkruan France24.
Ai vuri në dukje se Riester kaloi disa ditë javën e kaluar në dhomën e ulët të Asamblesë Kombëtare të vendit, ku pesë raste të virusit u konfirmuan më herët.
Zyra e kryeministrit tha se rregullat për ministrat me virus “janë të njëjta për të gjithë francezët” duke përfshirë veprimin me kujdes dhe marrjen e masave për të minimizuar shanset e përhapjes së sëmundjes.
Ndryshe, virusi ka mbytur rreth 4 mijë persona në gjithë botën.
Ministri i kulturës nuk e ka takuar për Presidentin Francez Emmanuel Macron për disa ditë, tha burimi afër ministrisë së kulturës.