Ministri i FSK-së priti komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës
16 shkurt 2018
| 14:37
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka pritur sot në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës (ShBA), gjeneral majorin Timothy Orr me bashkëpunëtorë.
Gjenerali Orr ka ardhur në Kosovë për të marrë pjesë në 10-vjetorin e Pavarësisë.
Ministri Berisha ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gardën Kombëtare të Ajovës dhe gjeneralin Orr, për përkrahjen dhe ndihmat materiale dhe profesionale që po japin për FSK-në.