Ministri Gashi dhe deputeti Beqa marrin pjesë në hapjen e kopshtit për fëmijë “Little Miracles”
01 qershor 2019
| 22:33
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorit, në Gjakovë u bë hapja e kopshtit “Little Miracles”.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Hajdar Beqa, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë uruar Dr. Elza Këpuskën-Logopede për një fillim të mbarë të këtij projekti të rëndësishëm për fëmijët.
“Fëmijët janë e ardhmja e Kosovës. Urime 1 Qershori fëmijë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” deputeti Hajdar Beqa.