Ministri Gashi falënderon O’Connellin për përkrahjen në Trashëgiminë Kulturore
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur të hënën në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Ruairi O’Connell, të cilin e falënderoi për përkrahjen dhe bashkëpunimin me MKRS-në.
Ministri Gashi fillimisht e ka falënderuar ambasadorin O’Connell për kontributin e tij dhënë për vendin tonë dhe përmes tij popullin britanik për ndihmën dhe mbështetjen e shtetit të tij për Republikën e Kosovës në përgjithësi, veçanërisht në fushat që mbulon MKRS-ja, sidomos në Trashëgiminë Kulturore.
Gjatë këtij takimi, ministri Gashi, ka folur për bashkëpunimin e deritanishëm mes MKRS-së dhe ambasadës në aktivitet e projekte të shumta të përbashkëta, dhe me këtë rast ministri i shprehu mirënjohje të përzemërt ambasadorit O’Connell.
Nga ana e tij, ambasadori O’Connell ka theksuar rëndësinë e trashëgimisë kulturore si dhe vazhdimin e bashkëpunimit me MKRS-në në këtë fushë.
Ministri e uroi ambasadorin O’Connell për karrierën e tij në të ardhmen duke i dëshiruar suksese në punë e në jetën e tij.
/Epoka e re/